Tradhëtia në dukje e Miley Cyrus me Theo Wenner

xtheo-wenner-pic.jpg.pagespeed.ic.t2EpJewbPyMiley Cyrus duket se ka qene vete shkak i ndarjes me aktorin Liam Hemsëorth duke qenë se ajo ka filluar të dalë përpara se të ndahej me të me një tjëtër pretendent. Ai është ylli i popit, 20 vjecari Theo Wenner, is hi dashuri i Liv Tyler dhe djali i pronarit të revistës Rolling Stone(Jann Wenner). Sipas zërave këngëtarja Cyrus është njohur muaj përpara se të ndahej me Liam Hemsëorth. Megjithatë ajo nuk e ka pranuar këtë gjë. Miley Cyrus është shprehur se është e obsesionuar për të qenë vetëm këtë periudhe, dhe se ata janë thjesht miq të rinj. Gjithcka mbetet për t’u parë!

(R.L)

Fëmijët e Jimmy Kimmel, zgjidhje për Obamën

Në emisionin e titulluar “Jimmy Kimmel Live!” të komedianit të mirënjohur amerikan James Christian u vu në lojë qeveria amerikane. Në një nga pjesët e programit të transmetuar në ABC në orët e vona të natës të titulluar “Rënia e qeverisë” , komediani kishte ftuar disa fëmijë me mendje shumë të zgjuar të cilët në një mënyrë qesharake jepnin këshilla se si mund të zgjidhej kjo krizë e qeverisë. Fëmijët tregonin se cilat ishin mundësitë e një zgjidhjeje të mundshme. Në këtë plan ‘gjigand’ Jimmy Kimmel thumbon qeverinë.Hejjj , Obama e ka një zgjidhje! Le të shikojë video kasetën e pjesës në të cilën këshillojnë këto fëmijë. Këshillat e tyre mund të jenë të vlefshme!

(R.L)

Robert de Niro deklaron: Jam shqiptare!

 Kemi dëgjuar për mjaft personazhe të famshëm për të cilët spekulohet se kanë në venat e tyre gjak shqiptar (si psh., për aktoren hollivudiane Sandra Bullock, lajm ende i pakonfirmuar nga ajo vetë), por që kjo të ndodhte për të famshmin Robert de Niro, nuk na kishte shkuar mendja.Në fakt, pikërisht në natën e parafundit të festivalit të 61-të italian të këngës, Sanremo, i ftuari special, Robert de Niro, e pohoi me gojën e tij origjinën e përzier që ka. Ndërsa bukuroshja Elisabetta Canalis me zor arrinte t’i përkthente pyetjet e moderatorit Gianni Morandi, Niro tha se prejardhja e tij është nga Siçilia, Italia dhe Shqipëria. Po po, nga Shqipëria! Kaq ka mjaftuar që në të gjitha faqet shqiptare on line dhe sidomos facebook, ky të ishte lajmi i ditës.Siç u komentua, përveç faktit që Robert de Niro na nderon me këtë që sapo ka rrëfyer, intervista që iu realizua atij në Itali, si një nga aktorët më të famshëm të Hollywood-it, me një karrierë që çdo aktor do ta kishte zili; linte mjaft për të dëshiruar, dhe kjo jo për faj të tij, po për cilësisë së dobët të pyetjeve dhe mandej për përkthimin akoma më të dobët nga italishtja në anglisht të Elisabetta Canalis, e cila jeton në SHBA. Robert de Niro u paraqit fillimisht në Sanremo me divën e kinematografisë italiane, Monica Belluci, e cila si gjithmonë, shkëlqente. Të dy kanë luajtur së bashku në një film që do të shfaqet së shpejti. Sa i takon origjinës shqiptare të Robert de Niros, ne do të përpiqemi të zbulojmë në vijim diçka më shumë nga rrënjët e tij.

Standard

Guy Ritchie: Një martesë për film

Divorci mes Madonna-s dhe Guy Ritchie është një nga historitë që kohët e fundit po mbush faqet e revistave rozë. Tani, sipas shtypit internacional, regjisori britanik kërkon të tarnsformojë këtë eksperiencë martesore në një film. “Guy – tregon një miku i tij – mendon se një pjesë e mirë e njerëzve nuk e dine se si ka shkuar realisht martesa e tij me Madonna-n dhe për këtë ai do të realizojë një film me tone të errëta dhe me zhvillime të paparashikuara. Ideja e tij është të bëjë një film autobiografik. Do të ishtë dicka shumë e bukur”.Me pak fjalë, Ritchie mund të përdorë jetën e tij private për të krijuar një vepër kinematografike, që sigurisht do të ngjallë kuriozitetin e publikut.Nga ana tjetër miqtë e tij mbeshtesin idene se edhe Madonna, nga ana e saj, përmes këngëve mund të flasë për jetën e tyre, madje ajo që tani po e bën këtë edhe me anë të intervistave.

Burimi:OraNews

Aniston dhe Theroux dalin në shtëpi me qira

Jennifer Aniston dhe i dashuri i saj Justin Theroux aktualisht jetojnë si qiraxhinj në një shtëpi në Beverly Hills, ndërsa çdo muaj paguajnë nga 40 mijë dollarë për qiranë e kësaj shtëpie.

Derisa nuk rinovohet vila ku do të jetojnë së bashku në Bel Air, e cila ka një vlerë prej 21 milionë dollarësh, aktorja dhe i dashuri i saj është dashur të gjenden disi kështu që kanë marrë me qira një vilë në Beverly Hills.

Edhe pse qiraja e shtëpisë me pesë dhoma gjumi duket për Jenniferin dhe Justinin si kosto e vogël, duke marrë parasysh se për shtëpinë e tyre të përbashkët në Bel Air, kanë investuar një pasuri të tërë.

Ndërsa javën e kaluar mediat amerikane raportuan se aktorja 43-vjeçare është duke shikuar shtëpi në pjesën veriperëndimore të Londrës, jo shumë larg nga Brad Pitt dhe Angelina Jolie.

Bukuroshja me trupin më të bukur në Hollywood, Jennifer Aniston, do të zhvendoset në kryeqytetin britanik për një kohë, sepse atje do të xhirojë komedinë “Miss You Already.”