Charlize qethet tullace per filmin e ri

Nuk mjafton kapelja për të fshehur modelin e saj të ri, tullace, ndërsa shëtit nëpër rrugët e Beverly Hills. Natyrisht nuk bëhet fjalë për një zgjedhje të saj, por Charlize, dives së madhe i është dashur të heqë dorë nga flokët e saj të artë për xhirimin e filmit të ri, Mad Max, që do të fillojë filmimet në muajin e ardhshëm në Afrikën e Jugut.

Eliza Dushku ne ‘The Scribbler’

Michelle Trachtenberg (“Gossip Girl”) dhe Eliza Dushku (“Dollhouse”) do të shihen përsëri së bashku qëkurse ishin paraqitur në filmin e Joss Whedonit, “Buffy the Vampire Slayer”.

Ato tani do të luajnë filmin e ri me emrin “The Scribbler.”

Filmi i prodhuar nga “New Artists Alliance” do të fillojë prodhimin gjatë kësaj jave në LA.

Në “Scribbler” luajnë edhe aktorja Katie Cassidy (“Taken”), e cila do të luajë rolin e Sukit, një gruaje të re e cila përpiqet të bëjë shkatërrime të shumëfishta të njerëzve duke bërë një makinë eksperimentale të njohur si “The Siamese Burn”.

The Scribbler është njëri nga katër filmat që janë bashkë-prodhuar në mes të “New Artist Alliance, një kompani e specializuar për filma me buxhet të ulët dhe “ Caliber Media”.
Dy këto kompani edhe më parë kanë prodhuar filma së bashku.

Në film po ashtu luan edhe Garret Dillahunt (“Winter’s Bone”), Gina Gershon (the upcoming “Killer Joe”), Michael Imperioli (“The Lovely Bones”), Billy Campbell (AMC’s “The Killing”) dhe aktorja e filmave për të rritur (porno) Sasha Grey (“The Girfriend Experience”).

Dushku është e njohur për punën e saj me regjisorin që ka bërë edhe regjinë e “The Avengers”, Joss Whedom. Ajo luan rolin e Faith në filmin e tij “Buffy the Vampire Slayer” dhe në filmin “Angel”, para se të luante rolin kryesor në”Dollhouse”.

Trachtenberg luan bashkë me Dushkun në “Buffy”, i cili ishte një serial që zgjati nga viti 2000 deri më 2003.

Burimi:Vip.shqiperia.com

Pierce Brosnan sërish spiun

Pierce Brosnan do të kthehet sërish në ekranin e madh, në rolin e një spiuni, të ngjashëm me James Bond që e bëri të famshëm në mbarë botën.

Aktori do të interpretojë në filmin “November Man”, bazuar në novelën e spiunazhit të shkrimtarit Bill Granger, xhirimet e të cilit do të nisin së shpejti.

Filmi tregon historinë e një ish-operativi të CIA-s (Brosnan), që kthehet në terren për një mision personal dhe e gjen veten përballë ish-nxënësit të tij, në një lojë spiunazhi ku përfshihen zyrtarë të lartë të administratës amerikane dhe presidenti i zgjedhur rus.

Në këtë film do të interpretojë edhe aktori i ri Dominic Cooper, i njohur për performancën në “Mamma Mia”, ndërkohë që regjia do t’i besohet Roger Donaldson, i njohur për filmin “Dante’s Peak”.

Ideja për këtë film lindi nga vetë Brosnan, i apasionuar pas novelave të Granger dhe produksioni do të mbajë firmën e kompanisë së tij kinematografike “Irish Dream Time”.

“’November Man’ ka qenë pasioni im dhe i kompanisë sime. Mezi po pres të punoj me Roger dhe Dominic për të bërë një film të madh”, është shprehur Brosnan.

Ish-agjenti 007 ka lënë të kuptohet se, nëse filmi në fjalë do të ketë sukses, atëherë ai mund të pasohet nga episode të tjera duke u bazuar në sagën best-seller të Granger.

Jack Black shkëlqen në “Bernie”

E vërteta është shumë e çuditshme se sa trillimi. Jack Black shkëlqen nw filmin “Bernie”, i cili bazohet në ngjarjet bizare nga fundit i viteve ’90 në qytetin e vogël të Texas. Bernie Tiede ishte një sipërmarrës lokal i dashur, një person, krenaria qytetare dhe dhuntia për miqësi e të cilit e kanë bërë të dashur për të gjithë qytetin.

Bernie madje ka fituar kundrejt një vejushë lokale e njohur për personalitetin e saj të fortë; askush nuk e donte Marge Nugent, duke përfshirë edhe djalin e saj, dhe kështu kur ajo dhe Bernie janë bërë miq të ngushtë, njerëzit kanë admiruar aftësinë e tij për të shkrirë edhe zemrën më të ftohtë.

Madje edhe pasi që Bernie akuzohet për një krim të tmerrshëm, qyteti në mënyrë të vendosur vazhdon ta mbështesë.

Burimi:editorial.mk