Françeska Jaçe: E verteta ime per te dashurin ne burg

Është 18 vjeç, i pëlqen fotografia dhe moda. Pse mori pjesë në “Big Brother”? Për ta pasur më të lehtë rrugën drejt këtyre pasioneve. Ajo është Françeska Jaçe nga Vlora. Dhe pse hyri një javë me vonesë në atë shtëpi, arriti të shkojë deri në finale. Në fakt Françeska tregoi shumë gjëra në atë shtëpi. Hyri single dhe doli çift. Modelja u lidh me Ermalin, Misster Albania 2010. Gjatë qëndrimit në shtëpi për të u përfolën shumë gjëra, si lidhja me një biznesmen, apo një të dashur në burg… Jaçe i përgënjeshtron të gjitha në këtë intervistë për “Jetë” . “Mendoheni pak, jam vetëm 18 vjeç”- pohon ajo. Një javë Vazhdoni leximin

Erjoni: Do e godisja me grusht Gentën nëse do ishte mashkull

Erjoni, i eliminuari i fundit nga Big Brother, foli për eksperiencën e tij në shtëpinë më të famshme në Shqipëri në emisionin ‘Fan Club’.  “Ishte një arritje e madhe për mua dhe jam i kënaqur. Nuk e prisja të qëndroja kaq gjatë. Nuk do të ndryshoja asgjë nga ato që kam bërë”, ishin fjalët e para të Erjonit, i cili shpjegoi edhe një debat të ashpër që ka pasur me Gentën gjatë qëndrimit të tij në shtëpi.

“Me Gentën pata një debat të fortë sepse më shau nga nëna dhe nëse do të ishte mashkull do të ziheshim me grushta. Nuk më interesonte se isha në shtëpinë e Big Brother, por do e qëlloja”, theksoi Erjoni.“Izolimi në shtëpi pa kontakt me të tjerët bën që emocionet dhe ndjesitë të jenë më të forta dhe është më e lehtë të humbësh kontrollin”, shton më tej banori më i fundit i larguar nga Big Brother.

Përsa i përket marrëdhënies së tij me Klaudian, Erjoni deklaroi: “Nuk kam folur ende me të sepse sapo kam dalë. Gjërat do të sqarohen dhe raporti Vazhdoni leximin

Liami-Arbrit: Të kam përdorur si zhivë termometri

Dy djemtë, që javët e fundit nuk kanë pasur raporte të mira, përfshihen në një debat të ashpër. Liami i thotë Arbrit se ai është si zhivë termometri, se të tjerët e kanë përdorur në shtëpi e që e kanë quajtur kopje të tij. Arbri i përgjigjet se Liami shet edhe fytyrën për lekët, ndërsa ai po luan pastër.

Liami-Arbrit: Je zhivë termometri
Gjatë kohës që banorët luajnë, Liami komenton Arbrin që humbet lojën përpara Ermalit dhe Erionit dhe në një moment Arbri i thotë që të mos sillet në atë mënyrë, sepse po mundohet që të ulë Arbrin në sytë e publikut. Kjo ka mjaftuar që midis tyre të lindë një debat, pasi Liami kur shkojnë në dhomën e gjumit vazhdon të Vazhdoni leximin

BB5, Arbër Çepani: Fituesin ta zgjedhë publiku

Një qind ditë brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri, do të kurorëzoheshin me fitore dhe Arbër Çepani, do të mbahej mend si fituesi i edicionit të parë të Big Brother Albania. Në një intervistë për gazeten  ”Shqiptarja”, vetëm pak ditë nga finalja e madhe e BB5, Çepani flet për 5 finalistët dhe për këtë reality show. Ndonëse pranon se anjëri prej tyre nuk bën pjesë në preferencat e tij, ai thotë se është publiku ai që do të bëj gjykimin e duhur për ta. 25-vjeçari rrëfen edhe eksperiencën e tij në këtë spektakël, duke e cilësuar si një nga momentet më të bukura dhe unike në jetën e tij. Pas përfundimit të BB1, Arbër Çepani ishte i vetmi nga konkurrentit e këtij edicioni, i cili realizoi një fushatë sensilibiluzese me emrin “Ndryshimi fillon nga ti”, që u mundësua me anë të qindra vullnetarëve nga e gjithë Shqipëria. Këtë fushatë ai e përmblodhi edhe në një libër me titull, “Ditari i një fushate sensibilizimi”. Arbër jemi një javë përpara finales së BB, ju e keni ndjekur këtë edicion të pestë të BB?
Sigurisht që sa herë kam gjetur kohën dhe mundësin jam munduar ta ndjek, sidomos netët e spektaklit të shtunave. Kur ke jetuar vetë 100 ditë në atë shtëpi normal që bëhesh kurioz Vazhdoni leximin

Erioni: Fitues te BB5 shoh Ermalin ose Liamin

Erioni ka lënë shtëpinë e “Big Brother” spektaklin e së shtunës, duke i hapur rrugë Ermalit, Françeskës, Gentës, Liamit dhe Arbrit që të jenë finalistët e edicionit të pestë. Pavarësisht kësaj, ai shprehet se ndihet fitues. I komentuar shumë për historinë e tij me Klaudjan brenda shtëpisë, Erioni ende nuk i ka sqaruar situatat. Do të flasë me ish të dashurën e tij që ndodhet në Greqi e po ashtu me Klaudjan, e cila i deklaroi publikisht se nuk do ta priste sa ai të sqaronte situatat e tij. Nga ana tjetër, Erioni është ende i paqartë nëse do të qëndrojë në Tiranë apo do të kthehet sërish në Greqi, edhe pse e pranon se Shqipëria i pëlqen shumë.

Vetëm një javë para finales së madhe, publiku të voton për të dalë nga shtëpia. Je ndier keq që nuk munde të ishe mes finalistëve?   

Fakti që kam qëndruar në shtëpi një javë para finales, është sikur të kem arritur në finale dhe ndihem fitues. Nuk do të thotë se fitues është vetëm ai që merr lekët.

Tashmë kemi pesë finalistët e “Big Brother Albania 5”. Mendoje se do të kishte edhe një të eliminuar pas teje?

Besoja se do të ishin katër banorë që do të shkonin në finale, pasi më kanë thënë që çdo vit kaq kanë qenë. Mendoja se bashkë me mua do të dilte edhe Françeska, për faktin e vetëm se hamendësoja që ndoshta publiku ka dashur të shohë vetëm njërin prej tyre aty brenda, duke qenë se kanë Vazhdoni leximin