Julka Gramo: Gjërat për të cilat ndihem me fat

Julka Gramo së fundmi i është rikthyer këngës dhe skenës. Këtë e ka bërë me një këngë shumë të veçantë, me të cilën ka konkurruar në “Top-Fest 9”, “Për mua je dashuri”. Aktualisht, ajo ka një program në radio NRG, si dhe tregon se do të ketë disa projekte mjaft surprizuese në muzikë. Në këtë intervistë me Julkën nuk mund të mos flasim për përkushtimin e saj si nënë, por edhe pak për jetën në çift për të cilën ajo shprehet: “Unë në fakt kam qenë një person që nuk kam menduar se dashuria e përjetshme  zgjat, që një çift mund të jetojë kaq shumë vite bashkë. Tani jam duke e jetuar, dhe them po, po, paska dashuri që zgjat shumë vite(qesh). Shpresoj që të zgjasë ashtu sikurse ka zgjatur dashuria e prindërve tanë”. Ndërkohë, për artistët Julka thotë se ajo që mungon është spektakli; “këngëtari nuk duhet vetëm të këndojë, por edhe të dhurojë spektakël”.

Julka, sapo ka mbaruar “Top-Fest”, ku ishe pjesëmarrëse me këngën tënde. Si u ndjeve pas kaq kohësh mungese në festival dhe si është pritur kënga Vazhdoni leximin

Besnik Caka: Keta te njollosin pa kurrfare ndergjegjeje

E derisa lajmi per skandalin seksual po perhapet me te madhe, ne u munduam te kontaktojme me kengetarin, i cili ishte ne diaspore me angazhime muzikore dhe tregon se fjalet per kete akuze jane vetem thashetheme dhe nuk ka asgje te vertete. Nuk dihet nese pas kthimit te tij ne Kosove do te paraqese ndonje padi kunder gazetes apo lajmi do te rezultoje i vertete. Po shkruhet se akuzohesh nga Prokuroria per kryerje te marredhenieve seksuale me te mitur nen 16 vjec, cili eshte versioni i se vertetes sipas jush?

Me te vertete nuk kam kohe te merrem me thashetheme e, si duket, pseudogazetaret pa kurrfare etike te gazetarise bejne kopje pas thashethemeve duke injoruar principin themelor te profesionit, hulumtimin para publikimit te genjeshtrave.

Sipas jush nuk eshte aspak e vertete ajo cfare shkruhet?

Eh, “JETA” (NE KOSOVE) per fat te keq e tille eshte, te njollosin pa kurrfare ndergjegjeje.

Burimi:/panorama plus/

Argjentina Ramosaj: Mos me pyesni me per ndarjen, thjesht mbaroi

Edhe pse e re ne tregun muzikor, shume e konsiderojne nje kengetare hitesh. “Si shiu”, eshte i fundit ne radhe. Perpara tij kenge te tilla si: “Shpirt i mbytur”, “Jeta vazhdon” apo “Perfekt” kane zene vendet e para ne toplistat muzikore. Argjentina Ramosaj, konkurrente per here te pare ne “Top Fest 9”, do te vije sot ne nje rrefim mjaft interesant per faqet e “Bluetooth”. Simpatikja e skenes shqiptare do te ndaje me ne emocionet e ketyre diteve. Eshte vetem nje hap larg finales, por Argjentina s’di te na tregoje ne do t’i shkoje apo jo deri ne fund te ketij rrugetimi sepse emrat e finalisteve s’jane zbuluar ende. Gjithsesi vete ajo thote se sadisfaksionin me te madh e ka marre tashme. Publiku e ka pelqyer shume kengen e saj dhe nje trofe, ne nje fare menyre e ka siguruar. Por, nuk ishin vetem “Top Fest”-i dhe planet e saj ne muzike synimi i kesaj interviste.

S’mund te linim kurrsesi jashte, (kurioziteti s’na lejonte) pyetjet per jeten private, per arsyet e ndarjes nga i fejuari Valoni, apo per jeten qe po ben tani si goce beqare. Por per fatin tone te keq, per to s’morrem dot nje pergjigje. “Dua ta Vazhdoni leximin

BB5, Arbër Çepani: Fituesin ta zgjedhë publiku

Një qind ditë brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri, do të kurorëzoheshin me fitore dhe Arbër Çepani, do të mbahej mend si fituesi i edicionit të parë të Big Brother Albania. Në një intervistë për gazeten  ”Shqiptarja”, vetëm pak ditë nga finalja e madhe e BB5, Çepani flet për 5 finalistët dhe për këtë reality show. Ndonëse pranon se anjëri prej tyre nuk bën pjesë në preferencat e tij, ai thotë se është publiku ai që do të bëj gjykimin e duhur për ta. 25-vjeçari rrëfen edhe eksperiencën e tij në këtë spektakël, duke e cilësuar si një nga momentet më të bukura dhe unike në jetën e tij. Pas përfundimit të BB1, Arbër Çepani ishte i vetmi nga konkurrentit e këtij edicioni, i cili realizoi një fushatë sensilibiluzese me emrin “Ndryshimi fillon nga ti”, që u mundësua me anë të qindra vullnetarëve nga e gjithë Shqipëria. Këtë fushatë ai e përmblodhi edhe në një libër me titull, “Ditari i një fushate sensibilizimi”. Arbër jemi një javë përpara finales së BB, ju e keni ndjekur këtë edicion të pestë të BB?
Sigurisht që sa herë kam gjetur kohën dhe mundësin jam munduar ta ndjek, sidomos netët e spektaklit të shtunave. Kur ke jetuar vetë 100 ditë në atë shtëpi normal që bëhesh kurioz Vazhdoni leximin

Ina Rama dhe Jonida Maliqi janë femrat që vishen më bukur

Është padyshim një ndër fotografët më të njohur shqiptarë, me një famë të padiskutueshme në shkallë botërore. Para aparatit të tij kanë pozuar me qindra personazhe të shquar nga bota e modës, politikës, muzikës, biznesit e jo vetëm prej tyre…  Sepse i tillë është Sonny, një shqiptar me një dashuri të thellë për vendlindjen e tij, emrin e së cilës mundohet çdo ditë ta ngrejë më lart nëpërmjet punës së tij si fotograf me iniciativa të jashtëzakonshme e humanitare. Por jo shumëkush i di fillesat e të madhit Sonny në artin e fotografisë. Emri i tij është padyshim më i lakuari për sot dhe vërtetë i dashur për publikun shqiptar.

Në një intervistë ekskluzive për gazeten “Telegraf”, Sonny rrëfen fillimet e tij në fotografi, personazhet shqiptarë me të cilët ka punuar dhe shumë gjëra të tjera. Ai rrëfehet natyrshëm pa emocion por me shumë përgjegjësi. Në bisedë tregohet korrekt duke ruajtur sensin e masës. Është i lidhur shumë me profesionin dhe pëlqen konkurrencën e Vazhdoni leximin