Erioni: Fitues te BB5 shoh Ermalin ose Liamin

Erioni ka lënë shtëpinë e “Big Brother” spektaklin e së shtunës, duke i hapur rrugë Ermalit, Françeskës, Gentës, Liamit dhe Arbrit që të jenë finalistët e edicionit të pestë. Pavarësisht kësaj, ai shprehet se ndihet fitues. I komentuar shumë për historinë e tij me Klaudjan brenda shtëpisë, Erioni ende nuk i ka sqaruar situatat. Do të flasë me ish të dashurën e tij që ndodhet në Greqi e po ashtu me Klaudjan, e cila i deklaroi publikisht se nuk do ta priste sa ai të sqaronte situatat e tij. Nga ana tjetër, Erioni është ende i paqartë nëse do të qëndrojë në Tiranë apo do të kthehet sërish në Greqi, edhe pse e pranon se Shqipëria i pëlqen shumë.

Vetëm një javë para finales së madhe, publiku të voton për të dalë nga shtëpia. Je ndier keq që nuk munde të ishe mes finalistëve?   

Fakti që kam qëndruar në shtëpi një javë para finales, është sikur të kem arritur në finale dhe ndihem fitues. Nuk do të thotë se fitues është vetëm ai që merr lekët.

Tashmë kemi pesë finalistët e “Big Brother Albania 5”. Mendoje se do të kishte edhe një të eliminuar pas teje?

Besoja se do të ishin katër banorë që do të shkonin në finale, pasi më kanë thënë që çdo vit kaq kanë qenë. Mendoja se bashkë me mua do të dilte edhe Françeska, për faktin e vetëm se hamendësoja që ndoshta publiku ka dashur të shohë vetëm njërin prej tyre aty brenda, duke qenë se kanë Vazhdoni leximin