Erjoni: Do e godisja me grusht Gentën nëse do ishte mashkull

Erjoni, i eliminuari i fundit nga Big Brother, foli për eksperiencën e tij në shtëpinë më të famshme në Shqipëri në emisionin ‘Fan Club’.  “Ishte një arritje e madhe për mua dhe jam i kënaqur. Nuk e prisja të qëndroja kaq gjatë. Nuk do të ndryshoja asgjë nga ato që kam bërë”, ishin fjalët e para të Erjonit, i cili shpjegoi edhe një debat të ashpër që ka pasur me Gentën gjatë qëndrimit të tij në shtëpi.

“Me Gentën pata një debat të fortë sepse më shau nga nëna dhe nëse do të ishte mashkull do të ziheshim me grushta. Nuk më interesonte se isha në shtëpinë e Big Brother, por do e qëlloja”, theksoi Erjoni.“Izolimi në shtëpi pa kontakt me të tjerët bën që emocionet dhe ndjesitë të jenë më të forta dhe është më e lehtë të humbësh kontrollin”, shton më tej banori më i fundit i larguar nga Big Brother.

Përsa i përket marrëdhënies së tij me Klaudian, Erjoni deklaroi: “Nuk kam folur ende me të sepse sapo kam dalë. Gjërat do të sqarohen dhe raporti Vazhdoni leximin

Liami-Arbrit: Të kam përdorur si zhivë termometri

Dy djemtë, që javët e fundit nuk kanë pasur raporte të mira, përfshihen në një debat të ashpër. Liami i thotë Arbrit se ai është si zhivë termometri, se të tjerët e kanë përdorur në shtëpi e që e kanë quajtur kopje të tij. Arbri i përgjigjet se Liami shet edhe fytyrën për lekët, ndërsa ai po luan pastër.

Liami-Arbrit: Je zhivë termometri
Gjatë kohës që banorët luajnë, Liami komenton Arbrin që humbet lojën përpara Ermalit dhe Erionit dhe në një moment Arbri i thotë që të mos sillet në atë mënyrë, sepse po mundohet që të ulë Arbrin në sytë e publikut. Kjo ka mjaftuar që midis tyre të lindë një debat, pasi Liami kur shkojnë në dhomën e gjumit vazhdon të Vazhdoni leximin

Ami dhe Ermali ne pritje te nje femije

Ne fakt ndodhi e paparashikueshmja. Ata përbëjnë një nga çiftet më të bukura të showbiz-it shqiptar. Gjithmonë të lakuar për ngjarje të jetës private dhe profesionale, Ami dhe Ermali do t’u bashkëngjiten sot faqeve të “Bluetooth” me një lajm shumë special nga jeta e tyre. Që pas martesës dy vite më parë, pyetja që nuk mungonte në asnjë intervistë të çiftit, i cili aktualisht është i angazhuar me drejtimin e spektaklit “Dancing with the stars” ishte ajo se kur do të bëheshin prindër, dhe përgjigja e tyre ishte: Së shpejti. Por së fundmi, në një intervistë të dhënë për “Gazeta Shqiptare”, Ermal Mamaqi, aktori i dashur i humorit shprehu dëshirën e tij të madhe, që 2012-ta t’i kthente në prindër dhe siç duket kështu do të ndodhë… Për të gjithë fansat e çiftit kemi një sihariq të mirë. Ami është shtatzënë, por ky lajm ende nuk është përhapur mes miqve, sepse prezantuesja sapo ka hyrë në muajin e dytë të barrës dhe si supersticioze që është ngurron të tregojë rreth këtij gëzimi. Gjithsesi, ne të “Bluetooth”, që nuk lëmë gjë të na shpëtojë, kemi zbuluar se pas kontrollit mjekësor në një prej klinikave më të njohura private në Tiranë, Ermali i gëzuar nga lajmi i mirë që mori, lajmi që do të bëhet baba, ka shkuar në një pastiçeri për të blerë ëmbëlsira për gjithë stafin e klinikës…Urojmë që çifti simpatik të mos na marrë inat pas zbulimit të këtij lajmi, pasi ne s’e mbanim dot për vete, ndërkohë që i urojmë Amit një shtatzëni sa më të lehtë…

Erioni: Fitues te BB5 shoh Ermalin ose Liamin

Erioni ka lënë shtëpinë e “Big Brother” spektaklin e së shtunës, duke i hapur rrugë Ermalit, Françeskës, Gentës, Liamit dhe Arbrit që të jenë finalistët e edicionit të pestë. Pavarësisht kësaj, ai shprehet se ndihet fitues. I komentuar shumë për historinë e tij me Klaudjan brenda shtëpisë, Erioni ende nuk i ka sqaruar situatat. Do të flasë me ish të dashurën e tij që ndodhet në Greqi e po ashtu me Klaudjan, e cila i deklaroi publikisht se nuk do ta priste sa ai të sqaronte situatat e tij. Nga ana tjetër, Erioni është ende i paqartë nëse do të qëndrojë në Tiranë apo do të kthehet sërish në Greqi, edhe pse e pranon se Shqipëria i pëlqen shumë.

Vetëm një javë para finales së madhe, publiku të voton për të dalë nga shtëpia. Je ndier keq që nuk munde të ishe mes finalistëve?   

Fakti që kam qëndruar në shtëpi një javë para finales, është sikur të kem arritur në finale dhe ndihem fitues. Nuk do të thotë se fitues është vetëm ai që merr lekët.

Tashmë kemi pesë finalistët e “Big Brother Albania 5”. Mendoje se do të kishte edhe një të eliminuar pas teje?

Besoja se do të ishin katër banorë që do të shkonin në finale, pasi më kanë thënë që çdo vit kaq kanë qenë. Mendoja se bashkë me mua do të dilte edhe Françeska, për faktin e vetëm se hamendësoja që ndoshta publiku ka dashur të shohë vetëm njërin prej tyre aty brenda, duke qenë se kanë Vazhdoni leximin