Çiljeta: Vera ime pa pushime, e përkushtuar në biznes

Kemi kohë që nuk e kemi parë Çiljetën nëpër faqet e shtypit rozë. Flasim për verën kur këngëtarët janë përherë në qendër të vëmendjes për klipet apo fotot e tyre seksi. Çiljeta ka preferuar të qëndrojë disi jashtë këtij trendi të përvitshëm, nëse do ta quajmë kështu. Ajo së fundmi ende nuk është duke punuar për ndonjë klip të ri dhe duket se për këtë gjë do të presë vjeshtën. Edhe fansat e saj do të duhet të presin ende derisa Çili të publikojë të rejat e saj muzikore. Por ajo që kemi mësuar nga këngëtarja është se ajo nuk ka bërë as pushime të gjata, siç jemi mësuar të shohim një sërë personazhesh të njohura të shou-bizit.  “Nuk kam bërë pushime. Ka qenë një verë
tepër impenjative për mua. Kam pushuar ndonjë ditë të vogël”- ka thënë Çiljeta për ‘Mapo’-n. Gjithë kjo tërheqje duket se ka një emër dhe ky është biznesi që këngëtarja ka hapur së fundmi. Në këtë sezon vere ajo i është përkushtuar maksimalisht biznesit të saj. Duket se këngëtarja preferon t’i rrijë vetë në kokë punës, siç thotë populli dhe kjo e Vazhdoni leximin

“Geraldina Sposa” kthen në modele vajzat e ekranit

Kjo paraqitje diapozitivash lyp JavaScript.

Në ambientet e hotel “Sheraton” në Tiranë u zhvillua sfilata e përvitshme e organizuar nga “Geraldina Sposa”. Në këtë sfilatë u prezantuan modelet e reja të fustaneve të nuseve , të cilat u pëlqyen nga të pranishmit në event. Emra të njohur si këngëtarja Orinda Huta, bashkëprezantuesja e moderatorit Ardit Gjebrea Andresa, velinat e emisionit Fiks Fare, Françeska e BB5, Linda një nga balerinat e Dancing With The Stars etj kanë qenë modelet e “Geraldina Sposa” në këtë sfilatë. Megjithatë kulmimi i saj arriti kur në mbyllje të eventit prezantuesja e njohur Rudina Magjistari sfiloi duke dhuruar çaste mjaft të këndshme. Gjithashtu të pranishëm ishin personazhe të shumtë nga fusha të ndryshme si gazatarë, stilistë , modelë, këngëtarë etj.

Mark Luli: Vikena është një ikonë e skenave shqiptare

TIRANE- Suksesi i Vikena Kamenicës në koncertin “Ëndërr vere” e shoqëruar në piano nga Merita Rexha është një nga më të rrallët koncerte që jo vetëm është duartrokitur, por edhe është komentuar pas premierës si sukses unik nga personalitete të ndryshme të artit dhe të medias. Për Vikena Kamenicën dhe koncertin e saj në Universitetin e Arteve ka pasur shumë për të thënë dhe çdo gjë që thuhet pas këtij koncerti shoqërohet me një ndjenjë habie, sesi kjo këngëtare arrin të qëndrojë gjithnjë në nivele të larta interpretimi. Si mundet ajo të këndojë aq me Vazhdoni leximin

Françeska Jaçe: E verteta ime per te dashurin ne burg

Është 18 vjeç, i pëlqen fotografia dhe moda. Pse mori pjesë në “Big Brother”? Për ta pasur më të lehtë rrugën drejt këtyre pasioneve. Ajo është Françeska Jaçe nga Vlora. Dhe pse hyri një javë me vonesë në atë shtëpi, arriti të shkojë deri në finale. Në fakt Françeska tregoi shumë gjëra në atë shtëpi. Hyri single dhe doli çift. Modelja u lidh me Ermalin, Misster Albania 2010. Gjatë qëndrimit në shtëpi për të u përfolën shumë gjëra, si lidhja me një biznesmen, apo një të dashur në burg… Jaçe i përgënjeshtron të gjitha në këtë intervistë për “Jetë” . “Mendoheni pak, jam vetëm 18 vjeç”- pohon ajo. Një javë Vazhdoni leximin

Dasma e vitit në “Sheraton”, me 300 të ftuar, krerë të shtetit dhe diplomatë

 Fabiola Hysenbelliu bën bashkë Topin, Nanon, Metën, diplomatë e socialistë.

Ka qenë një dasmë gati surreale ajo e Fabiola Hysenbelliut, zëvendespresidentes së “Hysenbelliu Group”. Të shtunën e kaluar, në ambientet e “Sheraton, vajza e bizensmenit të njohur Irfan Hysenbelliu, celebroi martesën e saj me Rigels Ballën në mesin e miqve të familjes së saj. Dhe kur themi miqtë, keni parasysh se aty nuk mungonte asnjë nga figurat dhe personalitetet më të njohura në vend, sepse kishte ftesa Vazhdoni leximin