Liami-Arbrit: Të kam përdorur si zhivë termometri

Dy djemtë, që javët e fundit nuk kanë pasur raporte të mira, përfshihen në një debat të ashpër. Liami i thotë Arbrit se ai është si zhivë termometri, se të tjerët e kanë përdorur në shtëpi e që e kanë quajtur kopje të tij. Arbri i përgjigjet se Liami shet edhe fytyrën për lekët, ndërsa ai po luan pastër.

Liami-Arbrit: Je zhivë termometri
Gjatë kohës që banorët luajnë, Liami komenton Arbrin që humbet lojën përpara Ermalit dhe Erionit dhe në një moment Arbri i thotë që të mos sillet në atë mënyrë, sepse po mundohet që të ulë Arbrin në sytë e publikut. Kjo ka mjaftuar që midis tyre të lindë një debat, pasi Liami kur shkojnë në dhomën e gjumit vazhdon të ironizojë Arbrin në lidhje me lojën dhe marrëdhënien e tij kohët e fundit me Ermalin dhe Erionin.

Fillimisht dy djemtë flasin me ironi e nënkuptime, por batutat që thonë janë mjaft ofenduese dhe situata sa vjen e rëndohet duke u shndërruar në një debat të ashpër. Liami shtrihet për gjumë dhe në këtë moment Arbri i thotë si me shaka: “Çohu se nuk ke ardhur këtu me pushime”. Kjo bën që Liami të acarohet dhe i thotë “ik luaj tenis dhe mos bëj pit-stop tek unë”. Më pas ai shton: “për mua je zhivë termometri kur dua të ul e kur dua të ngre”.

Arbri nga ana tjetër i thotë se nuk e ka parë asnjëherë që të përballet me Liamin dhe shprehet “ti ke fillu me u mbyt, por s’të lë unë, duhet të ma dish për nder”. Arbri i thotë Liamit se që nga dita që ka hyrë në shtëpi e ka përkrahur e shprehet “gjithmonë të kam dhënë krah, s’ta kam lëshuar dorën”. Liami i thotë Arbrit se fakti që banorët e kanë quajtur si kopje e Liamit do të thotë se ai e ka ngritur Arbrin.

Ata kanë vazhduar debatin ku Arbëri i thotë Liamit: Ti e shet fytyrën për lekë, unë luftoj pastër me shpirt për ato lekë.

2 komente te “Liami-Arbrit: Të kam përdorur si zhivë termometri

Lini një koment