Ana tjetër e fshehtë e Gentës, prirja për sjellje lezbike

Zbulohet profili i saj në FB, ku puthet me vajza dhe shprehet pro seksit midis dy femrave.

Puthja e saj me Françeskën në lojën e “Big Brother 5”, ndoshta nuk do të mund të konsiderohej aq e rastësishme po të mos zbulohej se Genta Gjalpi nga fshati Baban i Devollit, e ka bërë këtë veprim dhe para se të hynte në lojë. Duket se ndonëse jetonte në një fshat të largët, ajo ka një fantazi të shfrenuar për të kapërcyer jo vetëm mentalitetin e fshatit ku jetonte, po dhe të një metropoli si Tirana. Kemi arritur të zbulojmë profilin e saj në rrjetin facebook, që ajo e përdorte para se të hynte në “Big Brother 5”, ku nga mënyra se si e menaxhonte faqen zbërthehet edhe më shumë natyra e saj. Komentet e fundit të bëra nga ajo vetë në profilin e saj, janë bërë në dhjetor të vitit 2011 Vazhdoni leximin

Arjan Konomi: Nuk është detyrë e shtypit të ruajë imazhin e Sonit, ne vetëm ia renditëm të fejuarit

“Na kërkoi para më shumë se ç’merr në koncertet me ‘shukariet’ dhe në mënyrë ilegale, pa faturë tatimore”

Nuk është rast i rrallë që personazhet e njohur vihen kundër gazetarëve apo botuesve, ndërsa diskutohet ende çështja delikate e kufirit se ku mbaron liria e personave publikë dhe ku fillon ajo e medias, ndërsa shkruajnë për ta dhe jetën e tyre private. Por për gazetarin e njohur Arjan Konomi, i cili drejton prej vitesh revistën “Shqip”, kjo është hera e parë që ndaj medias që ai përfaqëson, të ngrihet një padi. Këngëtarja Soni Malaj ka hapur çështje gjyqësore për një portret të pautorizuar, që u botua para dy vitesh për lidhjen e saj me balerinin italian Mirko. Arjan Konomi në këtë intervistë tregon gjithë historinë me këngëtaren, nga kërkesa e saj për të dhënë intervistë në shkëmbim të 2000 eurove, dhe deri tek padia e ngritur, ku këngëtarja kërkon tashmë dëmshpërblim prej 8000 eurosh. Vazhdoni leximin

Obama, llogari një milion dollarë në “JPMorgan”

Të dhënat financiare për vitin 2011, të publikuara nga Shtëpia e Bardhë, tregojnë se Barak Obama ka nga 500.000 dollarë në 1 milion dollarë në “JPMorgan Chase” në llogarinë e tij private. Publikimi i këtyre të dhënave erdhi ndërsa ka lajme të debatueshme mbi sigurinë e kësaj banke, me deklarimin e humbjeve të fundit prej 2 miliardë dollarësh. Departamenti amerikan i Drejtësisë ka nisur një hetim mbi humbjet e kësaj banke. Obama tha këtë javë se “JPMorgan” ishte “një nga bankat më të mirëmenaxhuara”, me gjithë humbjen që ka pësuar. Ndërsa Shtëpia e Bardhë ka deklaruar se as Presidenti, as zv.Presidenti nuk kishin konflikt interesi. “Kjo është një llogari e përdorur nga Presidenti dhe zonja e parë. Është ekuivalenti i një numri për kontrollin e llogarisë dhe interesave të disponueshëm si në shumë institucione të tjera financiare”, u tha nga Shtëpia e Bardhë.

Prova II-të, Rona: Kënga në shqip, më e fuqishme

BAKU, AZERBAJXHAN- Rona Nishliu ka kaluar me mjaft sukses edhe provën e saj të dytë në skenën e Festivalit Europian para gjysmëfinales. Në provën e dytë, Rona ndihej tejet e sigurtë në aspektin vokal, prezencën skenike dhe në raportin e saj me kamerën. Ajo ka kënduar baladën e saj SUUS në gjuhën shqipe, e vetme në skenë pa ndihmën e efekteve speciale dhe vokalistëve në skenë. Në provën e saj të dytë Rona është vlerësuar edhe për stilin shumë të veçantë te veshjes. Veshja me të cilën është paraqitur në skenë ditën e sotme, mendohet të jetë edhe veshja me të cilën ajo do të prezantohet në natën gjysmëfinale. E pyetur lidhur me mosprezencën e vokalistëve shoqërues apo të balerinëve në skenë, Rona u tha gazetarëve se kënga SUUS do të thotë PERSONALE, dhe kështu i tingëllon asaj. Pse në gjuhën shqipe? Rona u përgjigj se muzika shkon përtej rracave dhe kufijve, në gjuhën shqipe kënga përcjell të gjithë fuqinë e saj dhe është më origjinale. Gjatë interpretimit sfondi i skenës u ndriçua me ngjyrë të kuqe, me një sfond të errët, ku në mes të këngës Rona shfaqet me një siluetë bardhezi. Para se te jepte provën e saj të dytë, gjatë një bisede me gazetarët e Eurovision-it Rona tha se shpreson të jap më të mirën edhe sot, duke qenë se sipas saj, prova e sotme është edhe më e rëndësishme.

Theron prezanton filmin “Borëbardha dhe gjahtari”

Aktorja, Charlize Theron, ka qënë në formë të shkëlqyer, gjatë prezantimit të premierës së saj, “Borëbardha dhe gjahtari”. Theron kishte veshur një fustan të kuq dhe dukej mahnitëse. Në këtë film Theron do të tregojë anën e saj më të egër. Ajo luan përkrahë Kristen Stewart dhe Sam Claflin.

Burimi:Shqiptarja.com