Gertës i rrjedhin lotët, kur Arberi i kendoi kengen

Dy javë para se të përfundoj Big Brother Albania 5, në spektaklin e së shtunës ka pasur një eliminim të dyfishtë përderisa eliminimi është përcjell edhe me një elektroshok për banorët.

Pas një sërë befasish që i janë bërë banorëve me në fund ka ardhur koha e eliminimit.

Në eliminimin e parë që ishte më numra banorët janë goditur me një elektroshok të vogël se kanë shpëtuar. Por nga ky elektroshok nuk është kapur Dritani që do të thotë se ai është eliminuar i pari.  Në pjesën e dytë të eliminimit ku u mendua që do të eliminohet Arbri, sepse ishte në fund me Dritanin nuk ka ndodhur kështu pasi  ishte Gerta personi që më së paku ishte e votuara e publikut.

Per javen e ardhëshme ne nominim janë Franceska, Genta dhe Erioni

Arberi e bëri te qaj Gerten duke i kenduar nje këngë, pasi ajo u eliminua, Gerta emocionohet nga fjalet dhe shprehjet e dashurise qe Arberi thote ndaj saj.

Burimi:Vipat.info

Galeri

Bertina e “BB3”, pas pesë muajsh ndarjeje dëshiron t’i rikthehet sërish lidhjes me Erionin

Kjo galeri përmban 2 foto.

Pas gati pesë muajsh ndarjeje përfundimtare nga Erion Zeqiraj, me të cilin u njoh në lojën e “Big Brother 3”, duket se Bertina Mehmeti nga Delvina ndihet nostalgjike dhe e lënduar, duke shfaqur dëshirën për një rikthim të ri në … Vazhdoni leximin

Ergys Bamci i “BB4”: Fitues të këtij edicioni shoh Arbrin, një djalë shumë fisnik

24-vjeçari nga Shkodra në “Big Brother 4” pohoi se hyri për t’i dhënë një dimension tjetër këtij show, atë të një artisti që e shikon botën ndryshe. Një vit më parë ishte shumë pranë fitores, ndërsa kësaj here me këndvështrimin e një aktori ai komenton banorët e “Big Brother 5”.
Ergys po e ndjek BB5 dhe si po të duken banorët, të vërtetë apo aktorë me rolet e tyre?
Ndodh që imagjinata ime diellore gabon se është liberale, por them të drejtën nuk më kanë dhënë shkas me lojën e tyre që të mund t’i ndjek rregullisht. Për mua nuk janë njerëz pa komplekse. Madje, kanë shumë komplekse.
A mund ta bësh një portretizim të tyre, si po të duket loja që ata bëjnë?
Unë jam shumë mendjehapur si natyrë, por të them të drejtën nuk kam marrë ndonjë impuls nga banorët e BB5. Mund të them që thjesht më janë dukur personazhe që nuk dinë të thonë “Jam unë dhe pikë”. Janë shumë të lëkundur. Të parë me syrin tim do i përshëndesja me “Black or White” të Michael Jackson, që do të thotë se respektoj çdo racë apo çdo grup njerëzish, kur ka një mendim të mirë sipër. Vazhdoni leximin

Çështja “Genta”, dy të dashurit në përballje

Megjithëse u tha shumëçka për jetën private të Gentës jashtë shtëpisë së “Big Brother”, duket se gjërat nuk janë qartësuar ende siç duhet. Ajo ka një lidhje tetëvjeçare me Rubensin dhe nuk e dimë nëse i ka dhënë me të vërtetë fund apo jo, dhe një lidhje të fundit, dymujore me Melsonin, i cili i ka përgatitur një surprizë të dashurës sapo ajo të dalë nga shtëpia. Ne i kemi vënë djemtë në një përballje, për të kuptuar më shumë mbi Gentën.

Melson Kurti: Jam gati ta takoj Gentën para gjithë publikut të “Big Brother”
Ai 27 vjeç, lindur dhe rritur ne Tiranë, menaxher club-esh dhe frekuentues i jetës së qejfit të kryeqytetit. Ajo 21 vjeç, lindur dhe rritur në një fshat të Korçës dhe rastësia i bën që të krijojnë një lidhje dashurie. Melson Kurti vjen me një rrëfim të dytë për “Panorama plus”, për të në treguar më shumë se si u ndje kur pa takimin e Gentës me Rubensin, që ai e quan ish-të dashurin e saj. Nëse nuk i patëm idetë shumë të qarta se çfarë do të ndodhë me lidhjen e saj tetëvjeçare me Rubensin, sidomos pas publikimit të fotove intime, Genta na e sqaroi më mirë teksa pohoi një javë më parë: “Rubensi është histori e shkuar, kur të dal nga ‘Big Brother’ me një tjetër kam për t’u martuar” Vazhdoni leximin

Genta e Françeska flasin për Finalen: Genta “Po s’e fituam ne, më mirë të fitojë Arbri se Liami”

Genta e Françeska vazhdojnë të flasin për finalen dhe nominimet. Françeska e pyet Gentën se çfarë ka thënë Liami për faktin që e nominoi. “Cila ishte arsyeja që më nominoi?” pyet Françeska Gentën e ajo i përgjigjet “Liami nuk e tha arsyen, madje nuk e pranoi që të kishte nominuar”.Vajzat nuk e komentojnë gjatë nominimin, pasi ata janë paralajmëruar se bisedat për nominimet janë të ndaluara nga rregullorja e Vëllait të Madh dhe kjo mund t’i ndëshkojë në çdo moment. Për këtë arsye vajzat flasin për Liamin dhe finalen, por pa përmendur nominimet. Ato thonë se ndoshta Liami mund edhe të eliminohet një javë përpara finales. “Këta që thonë se do shkojnë në finale, mendoj se nuk ia arrijnë” thotë Genta, ndërsa Françeska shton pas saj “po unë mendoj se ai dhe Erioni mund të dalin”.

Më pas vajzat shprehen se do të donin që të ndodhte kjo, por përsëri dyshojnë se Liami do të jetë finalist dhe ndoshta edhe fitues. Genta thotë “po të mos jemi ne finaliste e fituese, më mirë të fitojë Arbri” dhe Françeska pohon. Në këtë mënyrë vajzat lënë të kuptohet se nuk duan që çmimin e madh ta fitojë Liami, por nuk shprehin arsyen se përse.

Burimi: Vipat.info

Më pas ato ulen në dhomën e ndenjes, pranë arbrit dhe fillojnë të flasin me tendencë me të duke i folur për finalen. Françeska mendon se në finale do të shkojnë vetëm 4 banorë dhe si pasojë java e ardhshme do të ketë përsëri dy eliminime. Arbri ngacmon Gentën dhe i thotë se ajo duhet të dalë sepse nga vajzat për duhet që në finale të shkojë Françeska. Genta thotë se ajo e di që tashmë edhe mund të dalë dhe tani mundësia e daljes së saj është 50% me 50%.

Dy vajzat shkojnë në dhomën e gjumit dhe qëndrojnë me njëra-tjetrën për një kohë të gjatë. ato vazhdimisht flasin për finalen dhe nominimet sepse të dyja rrezikojnë të dalin nga shtëpia për të dalin nga shtëpia vetëm një javë përpara finales së madhe. ato diskutojnë përsëri për Arbrin.

Vajzat ndajnë mendimin se edhe pse ato nuk e pëlqejnë Arbrin mendojnë se ai do të jetë pjesë e finales. “Unë kam shumë dëshirë që në finale të jemi unë, ti, Ermali dhe Liami” thotë Françeska. Vajzat përsëri janë në dyshime sepse mendojnë se Liami do të jetë patjetër pjesë e finales, por nuk e pëlqejnë këtë gjë dhe thonë se edhe Arbri e meriton që të jetë pjesë e finales.