Seldi: Te kercesh ne nje spektakel me ish te dashuren

Sa eksperimente, aventura, eksperienca….dhe sërish nuk ndalet! Seldi Qalliu është djaloshi që mori famë si këngëtar e më pas si ish-banor në reality show-n e suksesshëm “Big Brother Albania”. Javët e fundit e kanë gjetur në një pistë reale vallëzimi, në spektaklin “Dancing with the stars”, ku është përzgjedhur nga stafi realizues për të qenë pjesë e këtij edicioni. Sapo ka hedhur në treg klipin me titull “Çika e zemrës sime” dhe së shpejti premton një tjetër këngë, që do të na lërë pa frymë. I përfolur mediatikisht për marrëdhënien e ngushtë me kolegun Sinan Hoxha, tashmë bukuroshi Qalliu shfaqet i vetëm. Por sa “bie rehat” në njërën anë, diçka tjetër shfaqet papritur. Ish-e dashura e tij, balerina Lori, kërcen në po të njëjtën skenë dhe ironia e fatit nuk e dënoi deri në fund këngëtarin: ata të paktën nuk kërcejnë në çift! Pyetjet që ngrihen janë të pafundme, ne në këtë rrëfim jemi përpjekur të përcjellim informacione pikante lidhur me jetën private dhe artistike të Seldit.
“Çika e zemrës sime” është klipi që sapo ke hedhur në tregun muzikor. Na trego diçka më tepër rreth tij…
-Këtë këngë e konsideroj si megahitin e momentit, i cili mbërriti në momentin e duhur. Pas tre bashkëpunimeve të suksesshme me kolegun Sinan Hoxha, me këngët “Biondina”, “Adrenalina” dhe së fundmi “Kuq e zi”, ku na bashkëngjitet dhe këngëtari kosovar Meda, më duhej një këngë solo. Klipi Vazhdoni leximin

Ingrit Gjoni nga show girl shnderrohet ne nene full time

Ka ndryshuar katërcipërisht jeta e show girl-it Ingrit Gjoni pas ardhjes në jetë të djalit të saj, Parid. 28 vjeçarja e cila dikur është konsideruar shpirti i festave dhe i jetës së natës tani bën një jetë të mbyllur brenda shtëpisë ku kujdeset për djalin e saj, i cili erdhi në jetë muajin e kaluar. Këngëtarja ka vendosur që për disa muaj ta pezullojë aktivitetin e saj si këngëtare për t’iu dedikuar rritjes së të birit. Por kjo s’do të thotë që fansat e Ingritit duhet të heqin dorë nga shpresat për ta parë nëpër koncertet e sezonit veror në qytetet bregdetare të Shqipërisë…Këngëtarja përkohësisht nuk ka ndërmend të punojë asnjë ndonjë klip të ri. Ndërkaq klipi i saj i fundit të cilin këngëtarja e realizoi gjatë muajit të fundit të shtatzënisë ka rezultuar një sukses i madh.

Burimi: Revista Bluetooth

Ami dhe Ermali ne pritje te nje femije

Ne fakt ndodhi e paparashikueshmja. Ata përbëjnë një nga çiftet më të bukura të showbiz-it shqiptar. Gjithmonë të lakuar për ngjarje të jetës private dhe profesionale, Ami dhe Ermali do t’u bashkëngjiten sot faqeve të “Bluetooth” me një lajm shumë special nga jeta e tyre. Që pas martesës dy vite më parë, pyetja që nuk mungonte në asnjë intervistë të çiftit, i cili aktualisht është i angazhuar me drejtimin e spektaklit “Dancing with the stars” ishte ajo se kur do të bëheshin prindër, dhe përgjigja e tyre ishte: Së shpejti. Por së fundmi, në një intervistë të dhënë për “Gazeta Shqiptare”, Ermal Mamaqi, aktori i dashur i humorit shprehu dëshirën e tij të madhe, që 2012-ta t’i kthente në prindër dhe siç duket kështu do të ndodhë… Për të gjithë fansat e çiftit kemi një sihariq të mirë. Ami është shtatzënë, por ky lajm ende nuk është përhapur mes miqve, sepse prezantuesja sapo ka hyrë në muajin e dytë të barrës dhe si supersticioze që është ngurron të tregojë rreth këtij gëzimi. Gjithsesi, ne të “Bluetooth”, që nuk lëmë gjë të na shpëtojë, kemi zbuluar se pas kontrollit mjekësor në një prej klinikave më të njohura private në Tiranë, Ermali i gëzuar nga lajmi i mirë që mori, lajmi që do të bëhet baba, ka shkuar në një pastiçeri për të blerë ëmbëlsira për gjithë stafin e klinikës…Urojmë që çifti simpatik të mos na marrë inat pas zbulimit të këtij lajmi, pasi ne s’e mbanim dot për vete, ndërkohë që i urojmë Amit një shtatzëni sa më të lehtë…

Shqiptari i suksesshem me yjet boterore

Keni qenë në koncertin e Busta Rhymes, apo keni dëgjuar për këtë ngjarje? Keni besuar se vërtet një shqiptar mund të ketë kontakte të zgjeruara me superyjet botërore që ai mund t’i sjellë në Kosovë dhe të cilët ju keni ëndërruar t’i shihni?

Është Nexhat Morina, shqiptari i cili jeton në Zvicër dhe i cili punon për agjensinë më të madhe zvicërane dhe evropiane të organizimit të koncerteve MOS Music Entertainment. Ka kontakte me shumë artistë të njohur botëror, disa prej tyre i ka sjellur edhe në Kosovë. Nga afër e përjeton me qindra herë brenda vitit atmosferën e punës me yjet e mëdha botëror, kërkesat që ata kanë dhe çdo gjë tjetër.

Intervistoi: Arnolld Korenica

The Game…

Kush është Nexhati, ku jeton dhe si e përkufizon profesionin të cilin e ushtron?
Nexhati: Unë jetoj në Zvicër, në Biel/Bienne. Kam kryer shërbimin ushtarak në Zvicër. Unë mbaj dy punë, vërtet nuk e di Vazhdoni leximin

Doruntina Hoxha: Miss Suedia, nje mundesi per deshirat e mia

E lindur dhe e rritur në Suedi, vajza me prejardhje nga Kosova, Doruntina Hoxha, synon të fitojë kurorën e më të bukurës në vendin skandinav, për të përfaqësuar Suedinë në ”Miss World”. Është vetëm 18 vjeçe dhe jeton në Stokholm. ‘’Unë jam një vajzë që kam shumë ambicie, e gëzuar dhe shumë pozitive. Kam pasur gjithmonë ëndrra të bëj gjëra të mëdha dhe mendoj që kjo garë do më përshtatet shumë për të realizuar ëndrrat e mia. Mes prezantimit të saj për spektaklin e bukurisë, Doruntina tregon se, nëse ajo fiton kurorën e më të bukurës, atëherë lloji i dashurisë të cilën do ta donte, është: ‘’Gruaja për gruan, UNICEF, megjithatë do ishte ideale nëse unë do të drejtoja organizatën ku familjet janë në fokus’’, ka thënë më tej bukuroshja Hoxha. Ndërkohë që finalja e madhe është në prag, Doruntina thotë: ‘’Kam lindur në Suedi, këtë vit mbaroj shkollën e mesme dhe kam konkurruar në Universitetin e Stokholmit, drejtimi Gazetari. Planet e mia për të ardhmen janë që, krahas studimeve, të punoj për bamirësi të njerëzve që kanë nevojë për ndihmë. Për mua, ky konkurrim është një mundësi e mirë të realizoj dëshirat e mia për të ndihmuar njerëzit, të cilët kanë nevojë për ndihmë. Asnjëherë më parë nuk kam marrë pjesë në konkurse të tilla, sepse kam qenë e zënë me mësime dhe shkolla ka qenë në rendin e parë”. Nëse Doruntina fiton këtë konkurs, do të jetë shqiptarja e parë e cila përfaqëson një shtet tjetër në ”Miss Bota”.