Martohet Mark Cukerberg, themeluesi i Facebook-ut

Themeluesi i Facebook-ut, Mark Cukerberg është martuar me të dashurën e tij në një ceremoni në Kaliforni.

Ceremonia e dasmës përfundon një javë të ethshme gjatë së cilës Cukerbergu futi në bursë aksionet e kompanisë në atë që njihej si oferta publike ose IPO.

Cukerberg, 28 vjeçar u martua me Prisilla Çanin, 27 vjeçe, nëntë vjet pasi çifti u takua në Harvard, ku Cukerberg themeloi Facebook-un në vitin 2004.

Çan, e diplomuar në mjekësi në Universitetin e Kalifornisë, ka marrë një “gurë të thjeshtë rubini” të disenjuar nga Cukerberg.

Edhe pas ofertave publike të aksioneve të Facebook-ut, Cukerberg mbetet aksionari më i madh i Facebook-ut me 503.6 milionë aksione, dhe ai e kontrollon kompaninë me 56 për qind të aksioneve të tij. Aktualshit kompania e tij vlerësoeht se vlen 100 miliardë dollarë.

Burimi:Panorama Online