Jackie Chan del në pension

Jackie Chan ka njoftuar daljen e tij në pension pas më shumë se 100 filmave ku artet marciale u përcollën tek publiku të përziera me nota humori nga aktori.

58-vjeçari pranoi se është shumë i vjetër për skenat e karatesë. Aktori e dha lajmin gjatë prezantimit të filmit të tij të fundit ‘Chinese Zodiac’ që do të marrë pjesë në Festivalin e Filmit në Kanë.

“Jam shumë, shumë i lodhur. Ky është filmi im i fundit aksion sepse nuk jam më i ri. Gjithashtu nuk më pëlqen të bëj më filma të tillë sepse jam i shqetësuar nga rritja e sjelljes agresive të njerëzve në ditët e sotme”, shtoi Jackie Chan.

“Është një dilemë e madhe: mua më pëlqen të luftoj, më pëlqen aksioni, por nuk më pëlqen dhuna”, shtoi 58-vjeçari, i cili po mendon për role ndryshme në të ardhmen.

”Dua të jem një aktor i vërtetë, dua të heq etiketimin që kam për momentin. Dua që publiku të dijë se nuk jam vetëm një komedian. Ditë pas dite dhe vit pas viti do ju tregoj se kush është Jackie Chan”, përfundoi aktori.

Burimi:editorial.mk

John Travolta i “qepet” masazhatorëve. Në “skenë”, mashkulli i pestë që e ka ngacmuar seksualisht

Një burrë i pestë pretendon se John Travolta e ka ngacmuar seksualisht.

Edhe kësaj radhe bëhet fjalë për një masazhator që i referohet një ngjarjeje të ndodhur rreth dy vite më parë.

Sipas ‘RadarOnline’, Travolta i është afruar burrit nga Nju Jorku pa dëshirën e këtij të fundit në një dhomë masazhi.

“Travolta i bëri të qartë atij se donte më shumë se sa një masazh”, deklaron një burim pranë akuzuesit për ‘RadarOnline’.

Akuzuesi ka ndërmarrë hapat e parë ligjorë ndaj protagonistit të filmit ‘Pulp Fiction’.

Kjo është akuza e pestë që i bëhet aktorit të famshëm.

Burimi:editorial.mk

Pierce Brosnan sërish spiun

Pierce Brosnan do të kthehet sërish në ekranin e madh, në rolin e një spiuni, të ngjashëm me James Bond që e bëri të famshëm në mbarë botën.

Aktori do të interpretojë në filmin “November Man”, bazuar në novelën e spiunazhit të shkrimtarit Bill Granger, xhirimet e të cilit do të nisin së shpejti.

Filmi tregon historinë e një ish-operativi të CIA-s (Brosnan), që kthehet në terren për një mision personal dhe e gjen veten përballë ish-nxënësit të tij, në një lojë spiunazhi ku përfshihen zyrtarë të lartë të administratës amerikane dhe presidenti i zgjedhur rus.

Në këtë film do të interpretojë edhe aktori i ri Dominic Cooper, i njohur për performancën në “Mamma Mia”, ndërkohë që regjia do t’i besohet Roger Donaldson, i njohur për filmin “Dante’s Peak”.

Ideja për këtë film lindi nga vetë Brosnan, i apasionuar pas novelave të Granger dhe produksioni do të mbajë firmën e kompanisë së tij kinematografike “Irish Dream Time”.

“’November Man’ ka qenë pasioni im dhe i kompanisë sime. Mezi po pres të punoj me Roger dhe Dominic për të bërë një film të madh”, është shprehur Brosnan.

Ish-agjenti 007 ka lënë të kuptohet se, nëse filmi në fjalë do të ketë sukses, atëherë ai mund të pasohet nga episode të tjera duke u bazuar në sagën best-seller të Granger.

Martohet Mark Cukerberg, themeluesi i Facebook-ut

Themeluesi i Facebook-ut, Mark Cukerberg është martuar me të dashurën e tij në një ceremoni në Kaliforni.

Ceremonia e dasmës përfundon një javë të ethshme gjatë së cilës Cukerbergu futi në bursë aksionet e kompanisë në atë që njihej si oferta publike ose IPO.

Cukerberg, 28 vjeçar u martua me Prisilla Çanin, 27 vjeçe, nëntë vjet pasi çifti u takua në Harvard, ku Cukerberg themeloi Facebook-un në vitin 2004.

Çan, e diplomuar në mjekësi në Universitetin e Kalifornisë, ka marrë një “gurë të thjeshtë rubini” të disenjuar nga Cukerberg.

Edhe pas ofertave publike të aksioneve të Facebook-ut, Cukerberg mbetet aksionari më i madh i Facebook-ut me 503.6 milionë aksione, dhe ai e kontrollon kompaninë me 56 për qind të aksioneve të tij. Aktualshit kompania e tij vlerësoeht se vlen 100 miliardë dollarë.

Burimi:Panorama Online

Foto e Noizy

Noizy: Ju rrefej te verteten e lidhjes me Sheilen

Foto e NoizyNoizy, reperi i njohur shqiptar, javës që lamë pas ka qenë në qendër të vëmendjes. Fillimisht ajo çka pushtoi faqet e gazetave ishte sherri i tij me grupin kosovar “Babastars”. Dy grupet që janë rivalë në muzikë, janë përplasur me njëri-tjetrin në konfrontim fizik dhe grushte. Megjithatë, Noizy nuk duket aspak i lënduar nga kjo histori, siç u pohua nga anëtarët e “Babastars” se “e kemi rrahur keq”. Në fakt, Noizy ka vazhduar koncertet e tij dhe nuk ka pasur shenja dhune në trup dhe as në fytyrë, gjë që e katreguar me video dhe foto të ndryshme.

Lajmi tjetër që ka qarkulluar ka qenë ai për një lidhje të Noizy-t me konkurrenten e “X-Factor”, Sheila Haxhiraj. Ai në këtë intervistë jo vetëm që mohon thashethemet për një lidhje, por tregon se atë e sheh si një motër të vogël. Kemi vite që njihemi dhe e suportoj maksimalisht në X-Factor”, – është shprehur Noizy. Ndërkohë, ai ka folur edhe për faktin nëse ka një femër në jetën e tij. “Nuk ka asnjë person”, – shpjegon ai ndërsa pyetjes se a mendon të martohet, ai i është përgjigjur: “Ndoshta. Unë nuk jam fans i martesës” Vazhdoni leximin