John Travolta i “qepet” masazhatorëve. Në “skenë”, mashkulli i pestë që e ka ngacmuar seksualisht

Një burrë i pestë pretendon se John Travolta e ka ngacmuar seksualisht.

Edhe kësaj radhe bëhet fjalë për një masazhator që i referohet një ngjarjeje të ndodhur rreth dy vite më parë.

Sipas ‘RadarOnline’, Travolta i është afruar burrit nga Nju Jorku pa dëshirën e këtij të fundit në një dhomë masazhi.

“Travolta i bëri të qartë atij se donte më shumë se sa një masazh”, deklaron një burim pranë akuzuesit për ‘RadarOnline’.

Akuzuesi ka ndërmarrë hapat e parë ligjorë ndaj protagonistit të filmit ‘Pulp Fiction’.

Kjo është akuza e pestë që i bëhet aktorit të famshëm.

Burimi:editorial.mk

Lini një koment