Foto e Noizy

Noizy: Ju rrefej te verteten e lidhjes me Sheilen

Foto e NoizyNoizy, reperi i njohur shqiptar, javës që lamë pas ka qenë në qendër të vëmendjes. Fillimisht ajo çka pushtoi faqet e gazetave ishte sherri i tij me grupin kosovar “Babastars”. Dy grupet që janë rivalë në muzikë, janë përplasur me njëri-tjetrin në konfrontim fizik dhe grushte. Megjithatë, Noizy nuk duket aspak i lënduar nga kjo histori, siç u pohua nga anëtarët e “Babastars” se “e kemi rrahur keq”. Në fakt, Noizy ka vazhduar koncertet e tij dhe nuk ka pasur shenja dhune në trup dhe as në fytyrë, gjë që e katreguar me video dhe foto të ndryshme.

Lajmi tjetër që ka qarkulluar ka qenë ai për një lidhje të Noizy-t me konkurrenten e “X-Factor”, Sheila Haxhiraj. Ai në këtë intervistë jo vetëm që mohon thashethemet për një lidhje, por tregon se atë e sheh si një motër të vogël. Kemi vite që njihemi dhe e suportoj maksimalisht në X-Factor”, – është shprehur Noizy. Ndërkohë, ai ka folur edhe për faktin nëse ka një femër në jetën e tij. “Nuk ka asnjë person”, – shpjegon ai ndërsa pyetjes se a mendon të martohet, ai i është përgjigjur: “Ndoshta. Unë nuk jam fans i martesës”.

Noizy, së fundi është thënë se ju dhe konkurrentja e “X-Factor” Sheila, keni një lidhje së bashku. Është e vërtetë kjo gjë?

Nuk është aspak e vërtetë. Sheila ka shumë vit që është pjesë e grupit. Sivjet ajo merr pjesë në spektaklin e talenteve “ X-Factor” dhe unë do e mbështes deri në maksimum.

Prej sa kohësh e njihni Sheilën?

E njoh më parë. Qëkur ajo ka qenë 14 vjeçe dhe qysh nga ajo kohë jemi miq dhe sigurisht që flasim edhe për muzikën.

Çfarë raporti keni me të?

Me Sheilën kam një raport të atillë sikur ta kem motër të vogël.

Realisht, a ka një femër në jetën tuaj, dikë që e doni?

Jo, nuk ka asnjë femër për momentin në jetën time.

Cila është femra ideale për ju?

Femra ideale për mua duhet të jetë një person i sinqertë dhe e bukur, normalisht edhe inteligjente.

A e mendoni martesën një ditë?

Ndoshta! Unë nuk jam fans i martesës.

Dimë se ju keni një vajzë të vogël. Si i keni raportet me të, përse ju kritikon ajo?

I kemi shumë të mira raportet. Ajo më bën për të qeshur, po ashtu si edhe unë atë. Kemi sens humori shumë me njëri-tjetrin.

Çfarë planesh muzikore keni për këtë vit Noizy?

Për këtë vit kam një sërë projektesh të reja. Më i rëndësishëm është albumi im i ri, i cili do të ketë 22 këngë të reja. Dua të shtoj se është punuar shumë për këto këngë dhe janë të gjitha një mrekulli e vërtetë.

Do të keni më këngë me Eni Koçin këtë verë?

Jo!

Së fundmi, mund të na thuash diçka për sherrin me “Babastars”. Kush e provokoi këtë sherr?

Po. I kam shkelur me këmbë. Më qartë s’di si të shprehem.

Box

Pergatiti: Jonida Hitoveizi

Burimi: Gazeta Mapo

Një koment te “Noizy: Ju rrefej te verteten e lidhjes me Sheilen

Lini një koment